Live

Sot varroset gruaja që vdiq në aksidentin e Kllokotit

09:49 / 18 Maj 2025

Nga Kosova Live

Ka vdekur gruaja që u aksidentua mbi një muaj më parë në Kllokot.

Aksidenti mes dy veturave që ndodhi më 12 prill të këtij viti, la të lënduar tre persona, derisa ditën e djeshme pasagjerja e njërës prej veturave vdiq, transmeton Klankosova.tv.

Sipas policisë, njëri prej të lënduarve është duke u trajtuar në QKUK, derisa tjetri është liruar.

Derisa bashkëshorti i viktimës ka njoftuar se ajo do të varroset sot në orën 17:00.

Ajo la pas tre fëmijë.

“Njoftim mortor
Ju njoftojmë që ndërroi jetë bashkëshortja ime Xhylie Ademaj Jakupi (Nënë e tre fëmive).
Vorrimi i të ndjerës bëhet neser (18.05.2025) me namazin e Ikindis në ora (17:00).
Me respekt familja Jakupi”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në

U Kopjua