Papa Françesku do të varroset sot (26 prill) në Bazilikën “Santa Maria Maggiore”, në Romë.
88-vjeçari vdiq të hënën e 21 prillit nga një sëmundje, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq, Vatikani do të mirëpresë 200 mijë njerëz në funeralin e Papës, ku do të marrin pjesë edhe anëtarë mbretërorë, presidentë dhe krerë të shteteve.
Edhe presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në varrimin e Papa Françeskut. Ajo do të jetë në mesin e shumë liderëve botëror që do të jetë e pranishme në ceremoninë mortore të Atit të Shenjtë.
Gjatë ditës së djeshme, Osmani, dhe homologu i saj nga Shqipëria, Bajram Begaj, bënë homazhe pranë trupit të Papa Françeskut në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.