Një sulm izraelit ka shkatërruar departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të objektit kryesor mjekësor në qytetin e Gazës, ka thënë Hamasi.
Videoja e postuar në internet dukej se tregonte flakë të mëdha dhe tym që ngrihej nga Spitali Baptist Al-Ahli pasi raketat goditën një ndërtesë dykatëshe. Njerëzit, përfshirë disa pacientë ende në shtretër spitali, u filmuan duke u larguar me shpejtësi nga vendi.
Një gazetar lokal tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishin telefonuar një mjek dhe kishin dhënë një paralajmërim evakuimi, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv
Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli.
Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.