Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka pranuar nga sulltani i Bruneit, Urdhrin Mbretëror “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.
Me këtë rast, Osmani u shpreh tejet e nderuar.
“Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit”, tha Osmani transmeton Klankosova.tv.
“Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt!”, theksoi ajo.