Live

Sulmi në Magdeburg: Ambasada e Kosovës në Gjermani në gjendje gatishmërie

07:55 / 21 Dhjetor 2024

Nga Kosova Live

Pas sulmit të rëndë që ndodhi sot në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg, Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka bërë të ditur se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe komunitetin kosovar në këtë rajon.

Ambasada ka lëshuar një njoftim urgjent për shtetasit kosovarë që mund të kenë nevojë për ndihmë apo informacione.

Të gjithë të prekurit apo ata që kërkojnë mbështetje mund të kontaktojnë numrin emergjent të Ambasadës: +49 179 3670536.

Përmes një deklarate, Ambasada shprehu solidaritetin e saj me popullin gjerman, duke theksuar se në këto momente të vështira qëndron përkrah miqve të saj në Gjermani.

Hetimet për ngjarjen tragjike janë duke vazhduar nga autoritetet përkatëse gjermane.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...