Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin jugperëndimor të Mannheimit të Gjermanisë, ku sipas mediave lokale të paktën një person ka humbur jetën pasi një automjet është futur në turmën e njerëzve në qendër të qytetit.
Pas këtij sulmi, Konsullata e Republikës së Kosovës në Shtutgart ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe me pjesëtarët e mërgatës në këtë qytet.
“Lusim të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës, që kanë nevojë për ndihmë, të na kontaktojnë në numrin emergjent të Konsullatës: +49 152 37337814. Ju lutemi të qëndroni të sigurt dhe të ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale”, është lutja e kësaj konsullate për shtetasit kosovarë.