Live

Sulmohet anija që po dërgonte ndihma në Gaza

08:13 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Një anije që transportonte ndihma dhe vullnetarë për në Gaza u sulmua nga dronë në ujërat ndërkombëtare jashtë Maltës të premten herët, tha grupi që organizoi misionin.

Koalicioni i Flotilës së Lirisë, grupi i ndihmës që drejton misionin, fajësoi Izraelin për sulmin, por nuk dha prova për atë pretendim, shkruan NBC News, transmeton Klankosova.tv.

Sulmi erdhi saktësisht dy muaj pasi Izraeli vendosi një bllokadë të plotë për hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, duke përfshirë ushqime, ilaçe dhe furnizime të tjera kritike.

Koalicioni i Flotilës së Lirisë postoi pamjet video të Premten X herët që tregon një zjarr në “Conscience”- emri i anijes së goditur nga sulmi i supozuar me dron – me vullnetarë nga më shumë se 21 vende që kishin hipur në Maltë për misionin në Gaza.

Shpërndaje në

U Kopjua