Live

Sulmohet një person me aftësi të kufizuara në Ferizaj

13:11 / 12 Maj 2025

Nga Kosova Live

“Cufa”, një qytetar i Ferizajt me aftësi të kufizuara, është sulmuar fizikisht dy ditë më parë.

Rastin për Klankosova.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Një person është identifikuar dhe është ftuar në stacionin policor për intervistim.

“Sot rreth orës 11:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë përmes rrjeteve sociale lidhur me një incident, ku dyshohet se është sulmuar fizikisht një person me aftësi të kufizuara, i njohur si “Cufa”. Menjëherë pas pranimit të informatës, hetuesit e stacionit policor në Ferizaj janë angazhuar dhe kanë arritur të identifikojnë një person të dyshuar, i cili është ftuar në stacion për intervistim. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur dy ditë më parë në sheshin e qytetit. Me autorizim të prokurorit të shtetit, policia ka nisur procedurat për shqyrtimin e kamerave të sigurisë me qëllim të sqarimit të rrethanave të rastit”, tha Veseli.

Ky rast i rëndë mori reagime të shumta në rrjetet sociale, ku qytetarët dënuan aktin e dhunshëm ndaj “Cufës”,

Shpërndaje në

U Kopjua