Live

Sulmohet qytetari nga komuniteti rom, Policia: Të dyshuarit ishin me helmeta në kokë

14:05 / 17 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Një person M.M, 30 vjeçar nga komuniteti rom është sulmuar brutalisht nga dy persona të panjohur.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 9 qershor, afër parkut në Prizren.

Lidhur me këtë rast, detaje ka dhënë policia.

“Sipas ankuesit, rasti ka ndodhur më 09.06.2025, rreth orës 06:00 të mëngjesit në rrugën “Mursel Osmanaj” në Prizren, ku i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy persona të panjohur. Sipas deklarimeve të viktimës, të dyshuarit ishin me një motoçikletë dhe të pajisur me helmeta në kokë, çka ka vështirësuar identifikimin e tyre”, thuhet në njoftim.

Hetuesit e Stacionit Policor në Prizren kanë arritur të sigurojnë pamje video të incidentit dhe të personave të dyshuar, dhe janë duke punuar intensivisht në identifikimin e tyre si dhe në sqarimin e motivit të mundshëm të këtij rasti.

“Policia e Kosovës inkurajon qytetarët që posedojnë informacione relevante për këtë rast të kontaktojnë organet e rendit për të ndihmuar në zbardhjen sa më të shpejtë dhe të saktë të tij. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar për garantimin e sigurisë publike dhe hetimin e rasteve me profesionalizëm dhe transparence”.

Shpërndaje në

U Kopjua