Live

Superliga e Kosovës: Fillojnë hetimet nga Prokuroria për dy ndeshjet Prishtina-Trepça dhe Ferizaj-Dukagjin

10:05 / 29 Maj 2023

Nga Kosova Live

Dy ndeshjet e djeshme të Superligës së Kosovës, Prishtina-Trepça dhe Ferizaji-Dukagjini kanë përfunduar në Prokurori.

Për dy ndeshjet kanë filluar hetimet për kurdisje, shkruan kosovalive.net

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëministrja e MKRS-së, Daulina Osmani, e cila përmes një postimi e ka bërë të ditur këtë.

POSTIMI I PLOTË:

Ndeshjet e futbollit që u zhvilluan dje në kuadër të Superligës së Kosovës, Prishtina me Trepçën dhe Ferizaji me Dukagjinin, që të dyja, janë proceduar për hetime në prokuroritë përkatëse nga Këshilli për Parandalimin e Dhunës në Sport.

Nuk mund t’i mbyllim sytë para dyshimeve, por as edhe të jemi pre e spekulimeve. Andaj, kërkojmë nga autoritetet dhe personat përgjegjës të organeve të rendit që të procedojnë tutje me shumë kujdes, dhe me kohë.

Është e dhimbshme kur imazhi i sportit në vend njolloset me shenja që shkaktojnë dëme të thella dhe vështirë të riparueshme në komunitet.

Sporti është i sportistëve dhe atyre që punojnë për rezultate. Kalkulimet dhe llogaritë e përfitimeve mbi djersën dhe mundin e tyre, nuk duhet të kenë vend në sportin vendor në asnjë formë dhe asnjë moment.

Shpërndaje në

U Kopjua