Live

Superliga e Kosovës sot përballet me dy sfida interesante

09:37 / 28 Mars 2025

Nga Kosova Live

Xhiro e 25-të e Superligës së Kosovës në futboll filloi të enjten me një derbi mes Dritës dhe Gjilanit, ku Drita e mposhti kundërshtarin me një fitore të thellë 4-0.

Kjo xhiro vazhdon sot me dy ndeshje emocionuese.

Në orën 14:00, Malisheva do të udhëtojë drejt Suharekës për të sfiduar skuadrën vendase, duke kërkuar të rikthehet në rrugën e fitores pas barazimit të befasishëm ndaj Feronikelit 74’.

Më pas, në orën 20:00, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes mes Prishtinës dhe Feronikelit.

Ndërkohë, ndeshjet e tjera të kësaj xhiroje do të zhvillohen të shtunën, ku do të përballen Ferizaj-Dukagjini dhe Llapi-Ballkani.

Shpërndaje në

U Kopjua