Gjykata Supreme e ka shpallur pjesërisht të paligjshme rregulloren e kryeqytetit për parkingjet.
Në njoftimin e Supremes, thuhet se Kolegji i kësaj gjykate e ka shfuqizuar pjesërisht nenin 1 të Rregullores për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës, vetëm në pjesën që ka të bëjë më mënyrën e pagesës, si dhe nenin 14 dhe 15 të kësaj rregullore; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar pjesërisht nenin 8 të kësaj Rregulloreje, vetëm në pjesën që ka të bëjë me parking të vizitorëve, në hapësirat rezidenciale, i cili parkim nga vizitorët nuk mund të jetë më herët se ora 16:00 dhe më vonë se ora 18:00; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 12 paragrafët 1 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka shpallur pjesërisht të paligjshëm dhe ka shfuqizuar nenin 22 paragrafët 1, 8 dhe 9 të kësaj Rregulloreje; ka refuzuar si të pabazuar pjesën tjetër të kërkesëpadisë së paditëses Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike – platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, për tej asaj që është gjykuara në pikat -I-, -II-, III-, -IV- dhe -V-, të dispozitivit të këtij aktgjykimi, më të cilën ka kërkuar që të shfuqizohet në tërësi, Rregullorja për Organizimin dhe Shfrytëzimin e Parkingjeve të Komunës së Prishtinës.
“Kolegji i Gjykatës Supreme, në çështje administrative, në seancën e shqyrtimit gjyqësor publik, në praninë e përfaqësuesit të paditëses, përfaqësuesit të paditurës dhe përfaqësuesve të palës së tretë, më datë 16.04.2025, ka aprovuar pjesërisht si të themeltë kërkesëpadinë e paditëses, Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike -l platformë e Grupit për Studime Juridike dhe Politike, paraqitur kundër të paditurës Komuna e Prishtinës dhe palës e tretë N.P.L., “Prishtina Parking” SH.A., me seli në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Supreme transmeton Klankosova.tv.
Aktgjykimin e plotë të Supremes e gjeni KËTU.