Live

Sveçla: Lëvizja Vetëvendosje kundër Qeverisë Tranzitore

10:25 / 07 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Xhelal Sveçla, ka shprehur qëndrimin e partisë së tij kundër krijimit të një qeverie tranzitore.

I pyetur nga gazetarët teksa po hynte në Kuvend për seancën konstituive, Sveçla theksoi shkurtimisht: “Absolutisht jo”, duke iu përgjigjur pyetjes nëse Vetëvendosje mbështet një qeveri tranzitore.

Ky reagim vjen pas propozimit të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, për krijimin e një qeverie të tranzicionit për të përfshirë të gjitha partitë politike shqiptare deri në zgjedhjen e presidentit.

Shpërndaje në

U Kopjua