Le të vjen zonja Osmani dhe pyeteni atë. Nuk mund t’i komentoj deklaratat e Presidentes”.
Kështu tha deputeti i Vetëvendosjes, Xhelal Sveçla, pyetur nga gazetarët rreth deklarimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit se Donald Trump “bash bash kohëve të fundit” parandaloi një konflikt mes Kosovës dhe Serbisë.
Osmani tha se nga brifingje të sigurisë amerikane ka marrë informacione se Trump ka parandaluar “javëve të fundit” një sulm serb ndaj Kosovës.