Live

Syla i reagon Shoqatës shqiptare në Amerikë pasi e kritikuan për humorin e “Vallës së Rugovës”: Mos u boni bre edhe ju gërrnaça

19:34 / 04 Janar 2024

Nga Kosova Live

Shoqata “Rugova” që thotë se ndodhet me seli në Nju Jork i ka reaguar gazetarit Valon Syla, pasi ky i fundit bëri shaka me “Vallën e Rugovës”, në një emision për fundvit. 

Ndaj reagimit që iu bë ka reaguar vet Syla. 

Ai ka ironizuar me mendësinë e kësaj shoqate duke pyetur se çka është kjo mungesë e tolerancës ndërkohë që jetojnë në Amerikë. 

Mes tjerash pyet “A hiq sja u ka lene shenje Amerika a?”. 

”Cka eshte kjo puna me njerez në diasporë, që i reagojnë edhe humorit. Çka është kjo mungesë e tolerancës ndaj një karikimi folklorik, e jetojnë midis Amerikës, në vendin më tê lirê në botë. Humor është. Ju bile qe merreni me kulture ish dashtê me ditë. A hiq sja u ka lënë shenjë Amerika a? Mos u boni bre edhe ju gërrnaça. Chill edhe kfillnu kadale”, shkruan Syla përcjell Insajderi.

Shpërndaje në

U Kopjua