Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit ka folur edhe për vizitën e shefit të NATO-s, të cilën e ka vlerësuar si të mirë, dhe se institucionet e Kosovës duhet të kenë angazhim të përafërt me ta që mos të ketë sulme si ai në fshatin Banjskë, shkruan Reporteri.net.
Tahiri foli edhe për deklaratën e djeshme të Kryeministrit Kurti lidhur me organizimet e mëtutjeshme të grupeve terroriste të udhëhequra nga Milan Radojiçiq, për të cilat shefi i GP të PDK-së tha se Kurti fillimisht duhet të pyetet se pse lejoi që të ikte kreyterroristi Radojiçiq.
“Mendoj që angazhimi i mëtutjeshëm i NATO-s në Republikën e Kosovës përbën një akt të sigurisë jo vetëm për Republikën tonë por përë të gjithë rajonin. Angazhimi i institucioneve tona me NATO-n duhet të jetë sa më i përafërt në mënyrë që mos të lejohet që në asnjë rrethanë të kemi sulme siç ishte ai i 24 shtatorit, pra NATO është ajo që e ka mandatin për të mbrojt kufijtë”, tha Tahiri para gazetarëve.
“Sa i përket deklarimit të djeshëm të Kurtit në raport me organizimet e mëtutjeshme grupeve terroriste të prirura nga Radoiçiqi në Rashkë, mendoj që Kurti duhet t’i përgjigjet një pyetje qytetarëve, në kohë reale, më 24 shtator, nga pamjet që ka siguruar droni, ata e kanë parë Radoiçiqin në Mantastirin e Banjskës, në kohë reale, pse është lanë mu ik një njeri që po përbnte një kërcënim për vendin tonë. Ai është dyshuar për vepra penale në vendin tonë, sdo duhej të lejohej me ik. Para se me na tregu çka po bën Radoijiçi, mirë o me na tregu pse e la me ikë”, shtoi tutje ai.
Ndërsa deputeti i PDK-së tha se angazhimi i Kurtit në procesin e dialogut ka sjell një draft-dokument të dëmshëm në tavolinë siç është Asociacioni.
Duke iu referuar atij që publikoi Burim Ramadani ditë më parë, Tahiri tha se në përmbajtje shihet se ai vetëm Asociacion nuk është, por Republikë e vetëqeverisjes së serbëve në Republikën e Kosovës.
“Kurti e ka dëmtuar shumë procesin e dialogut, pasi në tavolinë e kemi një draft-dokument mjaft të dëmshëm, i cili parasheh mënyrën organizimit dhe shtrirjes territoriale të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Pra ky angazhim i Kryeministrit në proces të dialogut na ka sjell tavolinë një draft të dëmshëm, një pushtet të tretë apo paralel, pasi për herë të parë po diskujtojmë për kompetencat e Asociacionit. Kur e sheh draft-statutin aty e sheh qe realisht po zbatohet neni 7 i marrëveshjes së Ohrit, i cili është zbatimi i vetëmenaxhimit. E sheh që në përmbajtje por s’është Asociacion, por Republikë e vetëqeverisjes së serbëve në Republikën e Kosovës. Asociaconit nuk kanë kompetenca, ato janë trupa koordinuese. Kjo mos transparencë e tij ka paraqitur një dëm të madh, qysh është draft-statuti që e kemi në tavolinë aktualisht”, tha Tahiri.