Anëtari i AAK-së, Besnik Tahiri pas dështimit të seancës konstituive e ka komentuar edhe propozimin e VV-së për mbajtjen e seancave.
Tahiri tha se propozimi i VV-së që të mbahet seancë një herë në javë është antikushtetues dhe eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare.
Postimi i plotë i Tahirit:
Propozimi për seanca një herë në javë është:
– Propozim antikushtetues.
– Synim për të normalizuar shkeljet kushtetuese përmes përfshirjes së të gjithë akterëve në shkelje.
– Eksperiment, një “shpikje” për qeverisje tranzicionale autoritare – pa Kuvend, madje deri në pikën që udhëheqësi i seancës do të mund të ishte edhe ushtrues detyre i Presidentit.
– Përcjellje e mesazhit se vendi mund të mbahet pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet, për aq kohë sa institucionet e drejtësisë nuk dalin me një qëndrim mbi konfliktin e interesit midis detyrës së kryeministrit dhe asaj të deputetit.
Kjo është:
– thirrje për legjitimimin e bllokadës.
– ftesë për rrënimin total të stabilitetit institucional dhe ndarjes së pushteteve.
Për kaos.