Presidentja Vjosa Osmani që dy ditë radhazi po pret në takim krerët e subjekteve politike.
Kësaj radhe ajo mirëpriti Mimoza Kusari-Lilën, kryetaren e partisë “Alternativa”, transmeton Klankosova.tv.
E para e vendit gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës, derisa të mërkurën, ajo mbajti takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.
Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.