Live

Takimi Kurti-Limaj, Çitaku: Bisedime të tilla janë të dobishme kur kanë rezultat

10:40 / 21 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e PDK-së, Vlora Çitaku është deklaruar para seancës së 50-të konstituive.

Ajo thotë se situata që ndodhet tani kuvendi, është e papranueshme, transmeton Klankosova.tv.

Çitaku shtoi se PDK e ka bërë të qartë se nuk voton askënd për kryetar të Kuvendit, që ka qenë në postin e ministrit.

“PDK e ka bërë të qartë qëndrimin e saj lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. E kemi thënë hapur se ne nuk votojmë asnjë kandidat i cili ka qenë dhe ka ushtruar funksionin e ministrit”, tha Çitaku.

Tutje ajo foli dhe për takimin Kurti-Limaj, e që sipas saj, takime të tilla janë të dobishme kur kanë rezultat.

Shpërndaje në

U Kopjua