Live

Takimi me liderët e partive, Presidentja takon edhe Rasim Demirin

16:13 / 03 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Presidentja Vjosa Osmani është takuar sot edhe me kryetarin e partisë Demokratska Stranka Bošnjaka, Rasim Demiri.

Ajo sot ka zhvilluar takime konsultuese me përfaqësuesit e komuniteteve jo shumicë në Kuvendin e Kosovës.

Këto takime janë duke u zhvilluar në kuadër të përpjekjeve për tejkalimin e ngërçit politik që ka bllokuar konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës, si dhe për të krijuar hapësirë për dialog politik mes subjekteve parlamentare.

Osmani, dje ka mbajtur takime edhe me liderët e partive politike kryesore në vend.

Shpërndaje në

U Kopjua