Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, António Guterres thotë se “askush nuk fiton” në një luftë tregtare dhe se ndikimet do të ndihen më akute nga vendet më të varfra.
Duke folur për gazetarët, ai tha: “Luftërat tregtare janë jashtëzakonisht negative. Askush nuk fiton me një luftë tregtare, të gjithë priren të humbasin, raporton CNN.
Dhe unë jam veçanërisht i shqetësuar për vendet më të cenueshme në zhvillim, në të cilat ndikimi do të jetë më shkatërrues.”