Live

Të dielën fillojnë bisedimet e reja për armëpushim në Ukrainë

09:59 / 19 Mars 2025

Nga Kosova Live

I dërguari special i Trumpit për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ka thënë se bisedimet e reja për arritjen e një armëpushimi në Ukrainë, do të fillojnë të dielën në Arabinë Saudite.

Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është pajtuar me  propozimin e SHBA-së për një armëpushim të plotë 30-ditor në telefonatën e tij me Trumpin, por të dyja palët kanë rënë dakord të vazhdonin bisedimet, raporton BBC.

Sekretari i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz do të kryesojnë sërish delegacionin amerikan.

Duke folur për Fox News, Witkoff nuk ka theksuar nëse njw delegacion ukrainas do të jetë në bisedime.

Shpërndaje në

U Kopjua