Në një hapësirë të veçantë pranë varrezave të qytetit të Koçanit, do të hapen varrezat masive për viktimat e tragjedisë tragjike të 16 marsit.
Ceremonia e varrimit për 59 viktimat e kësaj ngjarjeje do të zhvillohet të enjten, ndërsa koha e saktë dhe procedurat do të përcaktohen nga Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
“Varrimi do të bëhet të enjten, por kohën e saktë do ta cakton Kisha Ortodokse Maqedonase sepse edhe kryesia e kishës do të merr pjesë në varrim. Do të caktohen në mënyrë plotësuese koha e saktë dhe procedurat tjera sepse do të kemi varrime edhe nëpër qytete tjera”, deklaroi Stojançe Angellov, Drejtor i Qendrës për Menaxhim me Kriza.
Viktimat më të shumtë janë nga Koçani, përfshirë adoleshentë, por gjithashtu dyshohet se mund të ketë viktima nga qytete të tjera si Shtipi, Probishtipi, Velesi, Shkupi dhe Kumanova. Pjesëmarrësit në ceremoni do të përfshijnë qytetarë të thjeshtë dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe lokale, duke nderuar kështu jetët e humbura tragjikisht.