Live

Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, seanca solemne për 25-vjetorin e të Ditës së Çlirimit

19:43 / 11 Qershor 2024

Nga Kosova Live

Kuvendi i Kosovës, të mërkurën, duke filluar nga ora 10:00 do të mbajë seancë solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, shkruan Reporteri.net.

Nga Kuvendi i Kosovës nuk kanë dhënë fort detaje se kush do të mbajë fjalë nesër në foltore, megjithëse, gjatë ditës së djeshme, nga Qeveria e Kosovës kanë treguar se kryeministri shqiptar, Edi Rama, nuk e ka pranuar ftesën që të jetë i pranishëm në të gjitha aktivitetet e nesërme.

“Në bazë agjendës së deritanishme, duket që në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Rama, po i takon ata me të cilët konsideron që ka nevojë t’i rregullojë raportet. Në anën tjetër, Kryeministri Kurti, Zyra e tij, e ka ftuar Kryeministrin Rama në aktivitetet që shënojnë 25-vjetorin e çlirimit të Kosovës më 12 qershor. Kryeministri Rama, përkatësisht Zyra e tij, na ka njoftuar që nuk do të mund të jetë i pranishëm me 12 qershor. Ai është i mirëseardhur që t’i bashkëngjitet aktiviteteve të agjendës shtetërore. Urojmë që vjen në Manifestimin e 146-të vjetorit të Lidhjes së Prizren, sepse Lidhja e Prizrenit nuk është vetëm e Kosovës”, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu për Reporteri.net.

Dihet, se në Kosovë po qëndron presidenti shqiptar, Bajram Begaj, i cili sot u prit nga presidentja, Vjosa Osmani.

Së bashku, sot patën takim dreke në Gërmi

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...