Live

“Të parandalohen zjarret në deponitë e mbeturinave”, Agjencia e Mjedisit me apel

09:47 / 10 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës ka bërë thirrje për marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e zjarreve në deponitë urbane të mbeturinave në Kosovë

Sipas kësaj agjencie, me rritjen e temperaturave gjatë muajve të verës, rreziku për shpërthimin e zjarreve në deponitë e mbeturinave është shumë i lartë.

Prandaj, kjo  agjenci vjen me apel për marrjen e masave të menjëhershme parandaluese nga të gjitha institucionet përgjegjëse.

“Zjarret në deponi përbëjnë rrezik serioz për shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin, siç u dëshmua edhe nga rasti i fundit i zjarrit në deponinë e Elbasanit në Shqipëri”, theksohet mes tjerash në thirrjen e saj, transmeton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua