Në fshatin Lipovë të Gjakovës ka ndodhur një rast i të shtënave me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur mesditen e së shtunës, njofton raporti 24 orësh i policisë transmeton Klankosova.tv.
Siç thuhet në raport, njësitet policore në vendin e ngjarjes, gjatë kontrollit tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë cal-9×19 mm dhe 11-gëzhoja kalibër i njëjtë.
“Në konsultim me prokurorin, i dyshuar pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport transmeton Klankosova.tv.
Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.