Live

Të shtëna me armë zjarri në Bjeshkët e Baballoqit, arrestohen dy persona

12:10 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Deçan, pasi dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri në bjeshkët e Baballoqit.

Rasti ka ndodhur më 6 korrik 2025, rreth orës 10:05, kur Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Deçan, është njoftuar për të shtëna armësh në këtë zonë malore.

Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kontrollit kanë gjetur disa gëzhoja në tokë, njofton Klankosova.tv.

Dy të dyshuarit, që ndodheshin në vendin e ngjarjes, kanë pranuar se kishin shtënë me armë.

Në vendngjarje janë sekuestruar, një pushkë automatike AK-47 cal. 7.62 mm, dy karikatorë të zbrazët dhe një gëzhojë, një pistoletë M-57 TT cal. 7.62 mm, një karikator, dy gëzhoja cal. 7.62 mm dhe njëmbëdhjetë gëzhoja cal. 9 mm.

Dy të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me vendim tё prokurorit tё Shtetit, ndalohen pёr 48 orё”, thuhet në komunikatën për media.

Shpërndaje në

U Kopjua