Live

Telco Networks pre e sulmeve Trojan

08:57 / 26 Korrik 2019

Nga Kosova Live

Një  Hulumtimi i ri mbi ndikimin e Triada, një trojan i sofistikuar i cili i jep personit te paautorizuar qasjes prej se largët që u gjet së fundi në disa pajisje Android, ka treguar se më shumë se 15% e kompanive të telekomit në botë kanë pajisje të infektuara që janë te pranishme në rrjetin e tyre.

Firmat e sigurisë kibernetike BitSight, e cila ka ndjekur malware që nga muaji  Maj, tregoji  që pajisjet e infektuara nga Triada ishin duke komunikuar me virusin në forma ilegale. BitSight gjithashtu beri hulumtime në lidhje me PrizeRAT – një trojan me qasje të largët që si Triada u gjet paraprakisht në disa pajisje Android – dhe për të dhënat që i përkasin Ztorg, një lloje trojan tjetër që në të kaluarën vinte se bashku me trojanin Triad.

Hulumtimi tregoi se këto tri malware ndikojnë në sektorin e rrjetit të telekomunikacionit shumë më tepër se çdo industri tjetër. Të dhënat e BitSight treguan se më shumë se 25% e rrjeteve të telekomunikacioneve kanë pajisje të infektuara me PrizeRAT, më shumë se 20% kanë Ztorg dhe 15.5% kanë instaluar sisteme Android me Triada. Në shumë raste, pajisjet u infektuan nëpërmjet aplikacioneve të cilat ishin të shkarkuara nga Store e ndryshem qe nuk ishin të pa miratuara në Android Apps Store.

Pajisjet e gjetura nga BitSight janë të infektuara me të paktën një prej tre llojeve të malware. Më shumë se 5% e rrjeteve të arsimit, për shembull, përmbajnë pajisjet Android që janë të infektuara me PrizeRAT dhe rreth 0.6% prej tyre kanë telefona Android dhe tableta të infektuar nga Triada BitSight zbuloi se Ztorg kishte një prani më të fortë në rrjetet që u përkisnin kompanive në sektorët e shërbimeve, qeverisë dhe shitjes me pakicë – me 1.27%, 1.4% dhe 0.79%.

Pajisjet e infektuara me Triada dhe PrizeRAT përfshijnë ato që operojnë me Android 9.0 dhe versionet e tjera të fundit të sistemit operativ. Ztorg ka qenë në përgjithësi tek pajisjet e infektuara me sistemin Android 5.1.1 ose edhe më të vjetër sipas kompanisë.

Tiago Pereira, një kërkues i sigurisë në BitSight, thotë se këto shenja malware përbëjnë një rrezik për organizatat që po ruajnë dhe përpunojnë të dhëna në pajisjet mobile.”Organizatat duhet ta konsiderojnë këtë si një rrezik mjaftë të madhe dhe që të vendosin kundërmasat ndaj tij”

Shpërndaje në

U Kopjua