Live

Temperaturat e larta, rekomandohen masa mbrojtëse për punëtorët nga 22 deri më 25 korrik

09:51 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar që institucionet publike dhe private të zbatojnë masa për mbrojtjen e punëtorëve nga temperaturat e larta, për periudhën 22 deri më 25 korrik.

Kjo thirrje e MSh-së bazohet në rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe vjen pas rastit të vdekjes së dy punëtorëve në Gjakovë.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht tek grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”

“Ftohen të gjitha institucionet që t’i respektojnë këto rekomandime, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të punëtorëve dhe të grupeve të tjera të ndjeshme”

Shpërndaje në

U Kopjua