Live

Tentoi të trafikonte armë në Shqipëri, arrestohet i riu nga Kosova

15:00 / 07 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë në hyrje të Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë për kontroll më të detajuar, automjetin top Benz me drejtuesit shtetasin A.S.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri, pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A.S., 28 vjeç, banues në Prizren, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme, njoftoi policia shqiptare, raporton Klankosova.tv.

Shpërndaje në

U Kopjua