Interpol Tirana në bashkëpunim homologët italianë kanë arrestuar në Itali, me qëllim ekstradimin në Shqipëri të një 26-vjeçari, i cili një vit më parë, tentoi të vriste me armë zjarri, një person në Velipojë.
Policia bëri me dije se bazuar në informacionet e shkëmbyera ndërmjet palëve, u lokalizua në Itali, u kap dhe u vu në pranga 26-vjeçari.