Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar katër burra, dy shtetas të Nepalit dhe dy shtetas të Bangladeshit.
Ata dyshohen se kishin kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës.
“Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.