Live

Tentuan trafikimin e pikturave nga Durrësi, një i arrestuar dhe dy në kërkim

14:43 / 02 Maj 2025

Nga Kosova Live

Policia Kufitare e Durrësit njofton se ka goditur një rast tentativë për trafikim të veprave të artit, ku janë sekuestruar 10 piktura me vlerë tregu rreth 25 mijë euro.

Pikturat u gjetën gjatë një kontrolli të detajuar në një furgon që drejtohej nga shtetasi Kasem Qato nga Elbasani, i cili u arrestua në flagrancë pasi nuk mundi të paraqiste dokumente që vërtetonin origjinën dhe pronësinë e veprave.

Pas hetimeve të kryera, janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy shtetas, 25-vjeçari Q. H. nga Fieri, dhe 53-vjeçari G. N. nga Durrësi, të dyshuar si bashkëpunëtorë të Kasem Qatos në trafikimin e pikturave, ndërkohë që organet e rendit vijojnë punën për kapjen e tyre.

Policia thotë se veprat e artit u sekuestruan në dalje të Shqipërisë.

Ndaj autorëve rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i veprave të artit dhe kulturës”, kryer në bashkëpunim.

Shpërndaje në

U Kopjua