Live

Tërhiqet nga gara për kryetar të komunës një kandidat i AAK-së

20:21 / 22 Korrik 2025

Nga Kosova Live

Është tërhequr nga gara për kryetar të komunës së Lipjanit kandidati nga radhët e AAK-së, Ilir Tasholli.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Tasholli përmes një postimi zyrtar, i cili njofton se largimin ka vendosur ta bëj për arsye objektive.

Ai thotë se vendimi nuk ka qenë i lehtë, por thekson se ka bërë hapin më të mirë për rrugëtim të mëtejmë.

Tasholli paralajmëron se betejat politike nuk përfundojnë dhe se do të rikthehet sërish.

“Dua t’ju njoftoj se, për arsye objektive, kam vendosur të ndal aktivitetin tim politik brenda Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, të tërhiqem nga kandidatura për Kryetar të Komunës së Lipjanit, si dhe nga të gjitha funksionet që kam ushtruar deri më tani.Ky vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë me bindjen se në këtë fazë, një hap i tillë është më i miri për rrugëtimin tim të mëtejmë”.

Shpërndaje në

U Kopjua