Live

Tërmeti shkatërrues në Myanmar, një grua lind në rrugë në Bangkok pas evakuimit të spitalit

14:52 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Një grua ka lindur në rrugë në Bangkok pasi spitali ku ndodhej u evakuua për shkak të tërmetit 7.7 ballë që goditi Myanmar. Ajo ishte shtrirë në një barelë, rrethuar nga personeli mjekësor që e ndihmoi gjatë lindjes. 

Për shkak të lëkundjeve të forta, spitalet King Chulalongkorn Memorial dhe BNH u evakuan, ndërsa pacientët, përfshirë ata në barela dhe me karrige me rrota, u zhvendosën në një park pranë spitalit. Stafi vazhdoi të ofronte kujdesin mjekësor jashtë ndërtesave të spitalit.

A child was born, and surgery was performed in the open air following the evacuation of hospital buildings at Police General Hospital in Bangkok.#Thailand #Bangkok #แผ่นดินไหว #Earthquakes #Tremors pic.twitter.com/6x2q2C8aze— Thai Enquirer (@ThaiEnquirer)March 28, 2025

Tërmeti që goditi Myanmar konsiderohet si një nga më shkatërruesit e shekullit, duke shkaktuar pasiguri dhe shqetësime të mëdha në rajon.

Footage during the earthquake in #Bangkok a baby was born in the park 😭 Waht a story to tell ‘’ I was born during the earthquake ‘’ #แผ่นดินไหว #earthquake #myanmarearthquake #bangkokearthquake #ตึกถล่ม pic.twitter.com/7E0FdzfPEf— Miia 🩵 (@i30199)March 28, 2025

Shpërndaje në

U Kopjua