Live

Terras: Rusia dhe Kina po përhapin dezinformata për ta destabilizuar Ballkanin – Kosova të reagojë më fuqishëm

08:53 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras, ka ngritur shqetësimin për ndikimin e dezinformatave nga Rusia dhe Kina në Ballkanin Perëndimor, me synimin për të penguar integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian.

Përmes një postimi në platformën X, Terras ka theksuar se në raportin e tij të fundit për Kosovën i ka kushtuar vëmendje të veçantë çështjeve të sigurisë dhe kërcënimeve hibride, transmeton Klankosova.tv.

“Në raportin tim për Kosovën, i kushtoj vëmendje të veçantë sigurisë. Dezinformimi nga Rusia dhe Kina ka për synim të destabilizojnë rajonin dhe të pengojnë rrugën e Ballkanit Perëndimor drejt BE-së”, ka shkruar ai.

Eurodeputeti estonez ka theksuar gjithashtu se Parlamenti Evropian i bën thirrje Kosovës të reagojë më fuqishëm ndaj këtyre kërcënimeve të jashtme, duke rritur qëndrueshmërinë institucionale dhe bashkëpunimin me partnerët perëndimorë në fushën e sigurisë dhe luftës kundër dezinformimit.

Shpërndaje në

U Kopjua