Një person në Podujeve është therur me thikë.
Policia e Kosovës në raportin 24 orësh bën të ditur se i dyshuari është arrestuar.
Ndërkaq, viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Rr. Ilir Konushefci, Podujevë 03.05.2025 – 12:13. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton PK.