Live

Therja me thikë në Prishtinë: Një 18-vjeçar po trajtohet në QKUK, mori plagë në kokë dhe në qafë

21:35 / 11 Shtator 2024

Nga Kosova Live

Gazeta Sinjali raportoi sot për një incident që ka ndodhur në rrugën “Ismail Dumoshi” në Prishtinë, ku një person dyshohet se është therur me thikë. Viktima është dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor, ndërsa Policia ka kryer ekzaminimet e nevojshme.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës, viktima është një person rreth 18-vjeçar, i cili si pasojë e këtij incidenti ka pësuar lëndime në kokë dhe në qafë.

Të njëjtat burime thonë se i riu dyshohet se është vetëlënduar, por gjendja e tij momentale është stabile.

Sinjali mëson se 18-vjeçari ka edhe probleme të tjera shëndetësore.

Ky incident dyshohet se ka ndodhur afër lokalit “ABA Burger”.

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...