Live

Thyen xhamat e Zyrës së Tom Doshit në Tiranë, gjenden dy fishekë

16:58 / 29 Prill 2025

Nga Kosova Live

Forca të shumta policie janë vendosur në zonën e Ali Demit në Tiranë, ku raportohet se dy persona kanë sulmuar zyrën e Partisë Socialdemokrate të drejtuar nga Tom Doshi.

Siç raporton Euronews Albania, lidhur me këtë ngjarje janë shpallur në kërkim dy persona, babë e bir. Mësohet se bëhet fjalë për shtetasin Arjan Telhallari dhe djalin e tij.

I biri mësohet se ka pasur një konflikt me persona që qëndrojnë pranë kësaj zyre elektorale dhe ka njoftuar të atin lidhur me këtë konflikt.

Të dy babë e bir kanë shkuar për t’u sqaruar dhe konflikti ka degraduar në përdorimin e sendeve të forta.

Në vendngjarje janë konstatuar edhe dy fishekë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral.

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak të paplasur.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Shpërndaje në

U Kopjua