Live

TikTok gjobitet me miliona euro për transferime të pasigurta të të dhënave në Kinë

08:24 / 03 Maj 2025

Nga Kosova Live

Platforma e shpërndarjes së videove TikTok është gjobitur me 530 milionë euro nga Komisioni Irlandez i Mbrojtjes së të Dhënave (DPC) për dështimin në mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve të BE-së gjatë transferimit të tyre në Kinë, tha organi mbikëqyrës i privatësisë në një deklaratë të premten.

Zëvendës Komisioneri i DPC-së, Graham Doyle, tha se transferimet shkelën Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) sepse TikTok nuk arriti të demonstronte se të dhënat personale të përdoruesve në BE, të aksesuara nga distanca nga stafi në Kinë, “u ofrua një nivel mbrojtjeje në thelb ekuivalent me atë të garantuar brenda BE-së”, transmeton Klankosova.tv

“Si rezultat i dështimit të TikTok për të ndërmarrë vlerësimet e nevojshme, TikTok nuk e trajtoi aksesin e mundshëm të autoriteteve kineze në të dhënat personale të EEA-së sipas ligjeve kineze kundër terrorizmit, kundër spiunazhit dhe ligjeve të tjera të identifikuara nga TikTok si dukshëm të ndryshme nga standardet e BE-së”, shkruhet tutje në deklaratë.

TikTok – i cili ka rreth 159.1 milionë përdorues aktivë mujorë në Evropë – duhet ta sjellë përpunimin e të dhënave në përputhje me rregulloret brenda gjashtë muajve. Transferimet e të dhënave në Kinë do të pezullohen nëse ky afat nuk përmbushet.

Shpërndaje në

U Kopjua