Live

Time Kadrijaj: Pavarësisht që ka shumicën, s’mund ta lejojmë VV-në të luaj me Kuvendin (VIDEO)

11:06 / 09 Maj 2025

Nga Kosova Live

Deputetja e betuar e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka bërë me dije se për shkeljet e normave parlamentare, subjektet politike që ishin në Opozitë në mandatin e kaluar, do ta dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese mazhorancën, pasi po e dëmtojnë në vazhdimësi sistemin parlamentar.

“Ne po mbledhim nënshkrimet e nevojshme që t’i drejtohemi Kushtetueses, pasi është cunguar nga Vetëvendosje, e drejta parlamentare”, ka deklaruar Kadrijaj, transmeton Klankosova.tv.

Në një adresim para gazetarëve në hollin e Kuvendit të Kosovës, ajo njoftoi se do të vazhdojë mbledhja e nënshkrimeve nga partitë parlamentare, në mënyrë që të kompletohet ‘dosja’ për ta dërguar në organin më të lartë të drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Shpërndaje në

U Kopjua