Live

“Tradhtar”- Elon Musk ‘godet’ rëndë senatorin e SHBA-së, shkak vizita e tij në Ukrainë

16:06 / 11 Mars 2025

Nga Kosova Live

Elon Musk ka sulmuar senatorin amerikan Mark Kelly, duke e etiketuar si “tradhtar” pas vizitës së tij të fundit në Ukrainë.

Kjo bëri që një debat i ashpër të shpërthente mes miliarderit dhe politikanit demokrat në SHBA.

Mark Kelly, senator nga Arizona dhe ish-pilot luftarak i marinës amerikane, realizoi vizitën e tij të tretë në Kiev këtë muaj, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe zyrtarë ukrainas.

Pas kthimit, ai shkroi në platformën X: “Ajo që pashë më dëshmoi se ne nuk mund të heqim dorë nga populli ukrainas.”

Ai gjithashtu bëri thirrje për dhënien e garancive ë sigurisë për Ukrainën në çdo marrëveshje paqeje.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të bëhet në dëm të sigurisë të Ukrainës”, tha Kelly.

Elon Musk, i cili është gjithashtu drejtues i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë, nën administratën Trump, reagoi ashpër në X.

“Ti je një tradhtar”, iu drejtua Musk – senatorit.

Kelly iu përgjigj: “Tradhtar? Elon, nëse nuk e kupton se mbrojtja e lirisë është një parim bazë i asaj që e bën Amerikën të madhe dhe na mban të sigurt, mbase duhet t;ua lësh atyre që e kuptojnë. Nuk je një djalë serioz”.

Përplasja ndodhi pas një sulmi kiberneti ndaj platformës X, për të cilën Musk tha se u organizua nga territori ukrainas.

Shpërndaje në

U Kopjua