Live

Tragjedia në Koçan, Taravari: Katër pacientë në gjendje kritike, pesë pacientë lëshohen nga spitali i Shkupit

16:51 / 29 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pesë nga pacientët e shtruar në spital në Shkup pas aksidentit në Koçan, janë lëshuar sot për trajtim në shtëpi, ndërsa gjendja e disa të tjerëve mbetet e rënduar.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, njoftoi se katër pacientë që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje kritike, ndërsa te dy prej tyre situata është përkeqësuar.

Aktualisht, në spitale në Shkup po trajtohen 16 pacientë, disa prej të cilëve janë ende të intubuar, por nuk rrezikojnë jetën.

Sa i përket pacientëve jashtë vendit, Taravari bëri të ditur se 89 po marrin trajtim, por dy prej tyre po kthehen nga Lituania dhe Suedia. Ata do të shtrohen për kontroll dhe do të mbahen 24 orë sipas protokollit, para se të lëshohen për në shtëpi.

“Nga të shtruarit, gjashtë janë në Qendrën Klinike, gjashtë në Spitalin e Qytetit dhe pesë në Spitalin e Përgjithshëm “8 Shtatori”, ndërsa katër në klinika private. Sot janë lëshuar pesë pacientë, të cilët janë në gjendje më të mirë dhe po marrin mjekim shtëpiak, pas çfarë do të mbesin gjithsej 16″, tha Taravari.

Shpërndaje në

U Kopjua