Live

Tragjedia në Maqedoninë e Veriut, nis kontrolli në terren i të gjitha lokaleve të natës

08:56 / 18 Mars 2025

Nga Kosova Live

Pas tragjedisë me 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, ka nisur sot inspektimi në terren i të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, disko apo klube nate, pas të cilit autoritetet do të dalin me informacione të detajuara.

Mediat vendëse bëjnë të ditur se inspektimet u paralajmëruan dje kryeministri Hristijan Mickoski pas një takimi koordinues me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut Vlatko Stojkoski dhe ministrin e Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, në të cilin është biseduar për procedurat e ndërmarra nga institucionet kompetente deri tani dhe analizat e gjera të të gjitha subjekteve të regjistruara si kabare, klube nate, apo disko.

Kryeministri Mickoski tha se do të fillojë një aksion të fuqishëm për kontrollimin e të gjitha dokumenteve në objektet hotelierike, pas zjarrit të tmerrshëm në një diskotekë në Koçan, ku deri tani kanë humbur jetën 59 persona dhe janë lënduar 155.

Shpërndaje në

U Kopjua