Live

Tre të lënduar nga një vetaksident në Gurrakoc të Istogut

18:48 / 29 Qershor 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë lënduar në një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Rreth orës 1715 policia është informuar për një vetaksident në fshatin Gurrakoc të Istogut. Tre persona kanë pësuar lëndime”, tha Rugova.

Rugova tha se të njëjtit janë dërguar me autoambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor.

Shpërndaje në

U Kopjua