Live

Tre të therur në Podujevë

13:18 / 11 Maj 2025

Nga Kosova Live

Tre persona janë therur me thikë pas një zënke.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Podujevë.

Dy nga të lënduarit për shkak të lëndimeve janë përcjellur për trajtim në QKUK në Prishtinë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga doktori Naser Syla, drejtor i Qendres Emergjente.

“Kanë qenë dy persona të lënduar me mjet të mprehtë. Një nga ta pas trajtimit të marrë në QE është liruar në shtëpi, kurse tjetri po e vazhdon trajtimin në Klinikën Torakale”, deklaroi Syla për Klankosova.tv.

Nuk dihet ende se si ka ndodhur apo arsyet e rastit.

Klankosova.tv, ka kontaktuar me policinë për të marrë ndonjë informacion, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka pranuar ndonjë përgjigje.

Shpërndaje në

U Kopjua