Një tjetër sulm rus është raportuar në Ukrainë, këtë herë në qytetin jugor, Kherson.
Guvernatori local, Oleksandr Prokudin tha se tre persona janë vrarë nga ky sulm, raporton Sky News.
Përmes Telegramit, guvernatori ka treguar se një grua 68-vjeçare u plagos e më pas vdiq në spital, një 48-vjeçar gjithashtu vdiq dhe një grua 62-vjeçare mbeti e vrarë aty si pasojë e granatimeve.
Ky sulm erdhi vetëm disa orë pasi një tjetri që ndodhi në Sumy, ku mbetën të vrarë të paktën 34 persona.