Sot, janë bërë tre vjet nga vdekja e ish-Sekretares Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright.
Ajo ishte njëra prej mikeve më të mëdha të Kosovës.
Albrighet kishte një rol vendimtar në vendimin e NATO-s për të nisur bombardimin e forcave ushtarako-policore serbe e po ashtu ka luajtur një rol jetik në procesin e çlirimit të Kosovës.
Ish-sekretarja e kishte vizituar Kosovën pas çlirimit, duke zbarkuar në Prishtinë më 29 korrik 1999.
Gjatë kësaj vizite i kishte bërë thirrje serbëve që të mos largohen nga Kosova, por të ndihmojnë në krijimin e një shoqërie multietnike.
Ajo e kishte vizituar vendin tonë edhe për herën e dytë në qershorin e 2019-tës.
Në atë udhëtim, ajo u shoqërua nga ish-presdienti amerikan, Bill Clinton.
Ish- Sekretarja Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, vdiq më 23 mars të vitit 2022 në moshën 84 vjeçare.