Raportohet se treni ka goditur një veturë në Qikatovë të Drenasit.
Sipas pamjeve të sigurua nga Ekonomia Online, vetura shihet të jetë dëmtuar rëndë në pjesën e parme të tij.
Nuk dihet ende nëse ka të lënduar nga ky aksident.
Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë dhe është ende në pritje të një përgjigje.