Live

Trevjetori i Kurtit në krye të shtetit, Krasniqi: Tri vjet keqqeverisje, mashtrim, degradim e korrupsion

13:11 / 22 Mars 2024

Nga Kosova Live

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka akuzuar për mashtrim e degradim Qeverinë Kurti në trevjetorin e qeverisjes së saj.

Krasniqi ka thënë se në këto tri vjet, ka pasur keqqeverisje – izolim – frikë e mashtrim, shkruan gazeta online Reporteri.net.

I pari i PDK-së ka publikuar një video ku  ka renditur sipas tij “disa nga aferat dhe skandalet e Qeverisë Kurti 2 në këto tre vjet”.

Aty përmendet afera “Martin Berishaj”, punësimet familjare, emërimet nëpër borde, sanksionet nga BE-ja, përjashtimi i FSK-së nga “Defender Europe 2023”, arrestimi i ish kryeshefit të KEK-ut dhe sulmet ndaj mediave.
Gjatë ditës së sotme edhe nga partia tjetër opozitare AAK, e kanë akuzuar Kurtin për keqeverisje dhe degradim.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në një konferencë për media ka thënë se në trevjetorin e qeverisjes së Albin Kurtit, Kosova ndodhet në pikën e saj më të errët.

Tahiri ka thënë se për tri vjet qeverisje, kryeministri Kurti ka arritur vetëm t’i bëjë dëm vendit. Ai ka komentuar edhe “ofertën” që Kurti mbrëmë ia bërë opozitës për zgjedhje të parakohshme.

Tahiri tha se Kurti u dorëzua duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje të reja, por shtoi se AAK nuk pajtohet me mënyrën se si Kurti dëshiron të ikë nga përgjegjësia e tij si kryeministër, shkruan gazeta online Reporteri.net.

“Kjo konferencë vjen në ditën e trevjetorit të Qeverisë së Albin Kurtit. Ne kemi përgatitur një kërkesë për një debat në trevjetorin e kësaj keqqeverisje që ka arritur t’i bëjë vetëm dëme vendit dhe ta kthejë Kosovën në pikën më të errët që nuk e ka besuar askush asnjëherë. Mirëpo, jam i kënaqur që dje Kurti më në fund e tha edhe vet dhe e ka kuptuar që duhet të dorëhiqet, u dorëzuar dhe e vendi të shkojë në zgjedhje. Kur në fillim të këtij mandati, kryetari Haradinaj thoshte se “keni kujdes se ky është një mashtrues”, njerëzit shikonin me huti të mëdha. Ajo që karakterizohet në këto tri vite është një qeverisje që nuk i qëndroi mbrapa asnjë vendimi të vet, dhe siç e patë edhe dje kryeministri u dorëzuar duke e dorëzu mandatin në trevjetorin e tij dhe duke kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhjet. Më duhet që sot të shpreh mospajtimin në emër të AAK-së për mënyrën sesi Kurti dëshiron ta bëjë ikjen nga përgjegjësia e tij si kryeministër. AI këtë ikje do ta trajtojë përmes komunikimit të tij të sofistikuar në raport me opozitën. Nuk është problem Kuvendi, por qeverisja e Kosovës”, tha Tahiri para mediave. 

Shpërndaje në

U Kopjua

SONDAZH

Kë do e votoni me 9 shkurt 2025 për kryeministër?

Shiko Rezultatin

Loading ... Loading ...